Futboll: Messi dhe Rapinoe fitojnë "Topin e artë"

2019-12-03 10:13:51 CRI Komenti juaj Printoni

 

Lionel Messi ka fituar për herë të gjashtë "Topin e artë", duke vendosur rekord.

"Siç e pamë në video, dhjetë vjet më parë e mora çmimin për herë të parë. Mbaj mend që erdha me tre vëllezërit e mi; unë isha 22 vjeç dhe gjithçka që po më ndodhte ishte e papërfytyrueshme. Tani, dhjetë vjet më vonë, e kam marrë çmimin e gjashtë në një çast krejtësisht të ndryshëm e të veçantë në jetën time vetjake me gruan dhe tre djemtë e mi", tha Messi.

Ylli i "Barcelonës" e kaloi Cristiano Ronaldon, që e ka fituar pesë herë "Topin e artë".

Argjentinasi shënoi 54 gola për klubin dhe skuadrën e vet kombëtare në sezonin 2018-'19.

Megan Rapinoe fitoi "Topin e artë" për femra për drejtimin e Shteteve të Bashkuara në fitimin e Kupës së Botës në korrik.

"Dua të përgëzoj të gjitha kandidatet e tjera. Nuk mund ta besoj që e kam fituar unë çmimin. Ka qenë një vit shumë i jashtëzakonshëm për futbollin e femrave. Është fat të kesh lojtare kaq të mrekullueshme çdo vit. Dhe kjo më shtyn që të bëhem një lojtare sa më e mirë që të mundem," theksoi Rapinoe.

Ajo shënoi gjashtë gola në Kupën e Botës, duke fituar "Këpucën e artë" si golashënuesja më e mirë dhe "Topin e artë" si lojtarja më e mirë. (Artan Goga)

Mrekulli