Martinez: Shorti i "Euro 2020", skenari më i keq i mundshëm për Belgjikën

2019-12-02 17:44:17 CRI Komenti juaj Printoni

 

Trajneri i përfaqësueses belge të futbollit Roberto Martinez thotë se ekipi i tij është gjendur përpara "skenarit më të keq të mundshëm" për sa i përket shortit të "Euro 2020".

"Djajtë e kuq" shorti i ka vendosur në Grupin B përkrah Rusisë, Danimarkës dhe Finlandës.

Martinez thotë se Belgjika është ndër tetë favoritët për të fituar trofeun, duke shtuar se skuadra e tij është përmirësuar që nga Kupa e Botës e vitit të kaluar, kur doli në vendin e tretë:

"Ne jemi të kënaqur që jemi forcuar shumë që nga Kupa e Botës. Unë do të thosha që jemi bërë një ekip më i fortë që nga viti 2018. Ne kemi arritur të jemi numri një në renditjen e FIFA-s prej më shumë se një viti. Por kjo nuk garanton asgjë. Katër (skuadrat gjysmëfinaliste) në Kupën e Botës ishin evropiane. Duhet shtuar edhe Portugalia, që fitoi 'Euron' e mëparshme, plus Holanda dhe Italia, që munguan në Kupës së Botës, dhe Gjermania. Unë mendoj se jemi një nga tetë vendet pretendente për të fituar."

Në Grupin A, Italia do të ketë përballë Uellsin, Zvicrën dhe Turqinë.

Anglia gjendet në Grupin D me Kroacinë dhe Republikën Çeke, ndërsa Spanja në Grupin E bashkë me Suedinë dhe Poloninë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore