Vandalizohet shtatorja e Ibrahimoviçit nga tifozët e "Malmos"

2019-11-29 18:10:59 CRI Komenti juaj Printoni

Një shtatore e yllit të futbollit suedez Zlatan Ibrahimoviç para stadiumit të klubit të tij të fëmijërisë "Malmo" është vandalizuar vetëm një muaj pas përurimit.

Ky veprim pason blerjen nga Ibrahimoviçi të pothuajse 25 për qind të aksioneve të njërit prej rivalëve më të mëdhenj të "Malmos", "Hammarby"-në e Stokholmit .

Tifozët e zemëruar të "Malmos" vendosën qese plastike mbi fytyrën e statujës, e cila u ngjyros në të bardhë, duke bërë që të kërkohet mbrojtja e monumentit nga policia.

Ibrahimoviçi e filloi karrierën e vet te "Malmoja" para se të transferohej te "Ajaksi" dhe më vonë të shkëlqente në Serie A.

Ai u shpreh se dëshironte që ta bënte "Hammarby"-në klubin më të mirë në Skandinavi pasi u bë bashkëpronar i klubit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore