Klinsmani caktohet trajner i "Hertës" së Berlinit

2019-11-28 15:12:04 CRI Komenti juaj Printoni

 

Legjenda e futbollit gjerman Jurgen Klinsman do të jetë trajneri i "Hertës" së Berlinit deri në fund të sezonit.

Ish-sulmuesi 55-vjeçar do të punojë për herë të parë si trajner që prej lënies së drejtimit të kombëtares së Shteteve të Bashkuara në vitin 2016.

Klinsmani do të zëvendësojë Ante Çoviçin si trajner i "Hertës", e cila gjendet në vendin e 15-të të renditjes.

Skuadra kryeqytetase i ka humbur të katër ndeshjet e fundit, përfshirë atë 4-0 me "Augsburgun" fundjavën e kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore