Liga e Kampioneve: PSG dhe "Reali" kalojnë në 1/8-at, pas barazimit 2-2 mes tyre

2019-11-27 17:11:06 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në Ligën e Kampioneve të UEFA-s, "Paris Saint-Germain" shënoi dy gola në fund të ndeshjes, duke barazuar 2-2 me "Realin" e Madridit dhe duke zënë vendin e parë në Grupin A.

Kylian Mbappé shënoi në ndeshjen e vet të parë pas javësh dëmtimi.

Me gjithë barazimin, edhe "Reali" e siguroi një vend për në fazën tjetër falë barazimit 1-1 të "Bruzhit" me "Gallatasarajin" në ndeshjen tjetër të grupit.

"Totenhemi" arriti ta marrë veten nga dy gola disavantazh, duke mposhtur "Olimpiakosin" 4-2 në debutimin brenda fushe të Jose Mourinho-s, duke kaluar që tani në fazën tjetër, megjithëse ka edhe një ndeshje për të luajtur.

Paulo Dybala shënoi nga një kënd i vështirë, duke i dhënë "Juventusit" fitoren 1-0 ndaj "Atletikos" së Madridit. "Zonja e vjetër" ka siguruar kështu vendin e parë në grupin e vet.

"Bajerni" i Mynihut, tashmë i kualifikuar, arriti një fitore tenistike 6-0 me "Crvena Zvezdan" e Beogradit.

Edhe "Manchester City" kaloi në një të tetat pavarësisht paraqitjes jo të mirë në ndeshjen me "Shakhtarin" e Donetskit, që përfundoi në barazim 1-1. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore