FIFA cakton Wenger-in si kreun e zhvillimit global të futbollit

2019-11-14 16:28:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-trajneri i "Arsenalit" Arsene Wenger do të jetë kreu ri i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit.

70-vjeçari u largua nga "topçinjtë" vitin e kaluar pas 22 vjetësh drejtimi aty dhe do të mbikëqyrë rritjen e sportit dhe çështjet teknike.

Wenger thotë se është i gatshëm të përdorë njohuritë e tij për futbollin për të kontribuar në rritjen e lojës në gjithë botën:

"Unë mendoj se është një pozicion ku mund të ndaj atë që di dhe ku, me shpresë, mund të ndihmoj që futbolli të rritet në cilësi e njohuri. Është mirë të besosh se njerëzit që kanë punuar në një nivel të lartë në anën konkurruese, më pas të shkëmbejnë njohuritë me njerëzit që do të marrin stafetën. Besoj se kjo vlen për ish-lojtarët dhe për ish-trajnerët."

Roli i ri i Wenger-it gjithashtu përfshin arsimimin e trajnerëve dhe ndihmën ndaj ish-futbollistëve për t'u bërë trajnerë.

Wenger-i ishte përfolur se do të ishte trajneri i "Bajernit" të Mynihut, por klubi gjerman tha se kurrë nuk kishte pasur bisedime serioze për këtë mundësi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore