Luka Modriçi fiton çmimin "Këmba e artë" të vitit 2019

2019-11-13 17:20:47 CRI Komenti juaj Printoni

Mesfushori i "Realit" të Madridit Luka Modriç mori çmimin "Këmba e artë" për vitin 2019 në Monako.

34-vjeçari triumfoi ndaj Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Modriçi u udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës 2018 dhe e ndihmoi "Realin" të fitojë tre tituj radhazi të Ligës së Kampioneve nga viti 2016 deri në 2018-n, por sivjet ka pasur një sezon më të qetë.

Çmimi "Këmba e artë" u krijua në vitin 2003 dhe fituesit mund të lënë gjurmët e tyre në "Shëtitoren e kampionëve" në Monako.

Çdo futbollist mund ta fitojë vetëm një herë këtë trofe në karrierën e vet. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore