Trajneri i "Liverpulit": "VAR-i mund të përmirësohet"

2019-11-12 17:05:48 CRI Komenti juaj Printoni

Trajneri i "Liverpulit" Jurgen Klopp thotë se sistemi i ndihmësit të gjyqtarit me video ende ka hapësirë për përmirësime.

Trajneri gjerman i shprehu shqetësimet e tij për VAR-in në Forumin e Trajnerëve Elitë, i cili u zhvillua në selinë e UEFA-s.

"Mund të përmirësohet, mund të përmirësohet dhe të gjithë e dinë këtë njëqind për qind. Pra, ka disa gjëra. Shumë gjëra bëhen ende nga qeniet njerëzore e askush nga ne s'është i përsosur. Ende ka hapësirë për disa gabime, kjo është e tëra. Por, natyrisht kjo ka të bëjë vetëm me përmirësimin dhe askush nuk kërkon përsosmëri në atë departament. Puna është se ne duam të kemi vendimet e duhura," tha Klopp-i.

Skuadra e tij i shfrytëzoi dyshimet te teknologjia në fitoren 3-1 ndaj "Manchester City"-t në "Premier Ligën" angleze.

Mbrojtësi i "Liverpulit" Trent Alexander-Arnold e preku topin dy herë me dorë në zonën e 11-metërshit, por gjyqtari nuk e kontrolloi sistemin video.

Mrekulli
Lajmet Kryesore