KON-i shpall planin e veprimit kundër dopingut

2019-11-07 17:03:19 CRI Komenti juaj Printoni

 

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka premtuar se do të japë 10 milionë dollarë amerikanë për ta ndihmuar Agjencinë Botërore të Antidopingut (WADA) të luftojë përdorimin e dopingut.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach njoftoi vendimin në fillimin e konferencës së WADA-s në Poloni.

Fondi do ta ndihmojë WADA-n të ruajë mostrat e testeve të drogës deri në 10 vjet dhe të kryejë hulumtime të mëtejshme shkencore, si dhe kërkime për drogën.

Bach-u u bëri thirrje qeverive të japin më shumë mbështetje për një sport të pastër.

Ai njoftoi gjithashtu se programi për testimin e drogës para konkurrimit i Lojërave Olimpike të Tokios në vitin 2020 do të jetë më i gjeri dhe më i rrepti deri tani.

Mrekulli
Lajmet Kryesore