"Evergrande" i jep "votëbesim" Cannavaro-s

2019-11-05 17:43:54 CRI Komenti juaj Printoni

Fabio Cannavaro do të mbetet trajneri kryesor i skuadrës kineze "Evergrande" të Guangzhou-t.

Pronarët e klubit i kanë dhënë menaxherit italian një "votë besimi" për të rregulluar rolin e tij në ekip.

Vendimi pasoi humbjen e skuadrës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të Azisë dhe barazimin 2-2 më pas me skuadrën "Jianye" të Henan-it, që ndodhet në mesin e renditjes në Superligën Kineze, duke e lënë "Evergrande"-n vetëm një pikë larg SIPG të Shangait në krye të tabelës.

Drejtimi dyvjeçar nga Cannavaro i "Evergrande"-s dukej se ishte drejt fundit, pas njoftimeve se klubi do ta shkarkonte për herë të dytë.

Sidoqoftë, drejtuesit e "Evergrande"-s vendosën t'i japin një mundësi tjetër dhe e bënë të qartë se objektivi i klubit në këtë sezon është fitimi i titullit kampion në Superligën Kineze.

Mrekulli
Lajmet Kryesore