"Formula 1", Hamiltoni fiton titullin e gjashtë kampion

2019-11-04 17:13:41 CRI Komenti juaj Printoni

Në "Formulën 1", Lewis Hamiltoni fitoi titullin e tij të gjashtë për pilotë, pas daljes i dyti në "Çmimin e madh" të ShBA-së.

Hamiltoni është kështu piloti i dytë më i suksesshëm i F1-së i të gjitha kohërave, me vetëm një titull me pak se mbajtësi i rekordit Michael Schumacher.

Britanikut i duhej vetëm të zinte vendin e tetë në ShBA për të marrë titullin, dhe u pengua nga Max Verstappen për të dalë në krye, ndërsa shoku i tij i ekipit Valtteri Bottas përfundoi i pari.

Hamiltoni e siguroi titullin me 10 fitore në 19 garat e zhvilluara deri më tani këtë sezon, ndërsa dy të tjerat do të jenë në Brazil dhe Abu-Dhabi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore