Tenis: Turneu i Mjeshtërve i Parisit, Xhokoviçi kalon në çerekfinale

2019-11-01 17:07:15 CRI Komenti juaj Printoni

Në Turneun e Mjeshtërve të Parisit, numri një në renditjen e tenistëve Novak Xhokoviç fitoi me lehtësi ndaj Kyle Edmund-it dhe do të përballet në çerekfinale me Stefanos Cicipasin.

Numri shtatë Cicipas fitoi gjithashtu 2-0 ndaj Alex de Minaur-it.

Ndërsa numri gjashtë Alexander Zverev u mund nga Denis Shapovalovi 2-1. Edhe numri pesë Dominic Thiem u mposht, duke humbur 2-0 me Grigor Dimitrovin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore