Versoni 4K "The Legend of 1900" do të shfaqet në Kinë në nëntor

2019-10-31 17:36:43 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi që ka marrë Oscar "Legjenda e 1900" do të dalë në kinematë kineze më 15 nëntor.

Filmi tregon historinë e Max Tooney që kërkon të gjejë 1900 një pianist me të cilin kishte luajtur në bordin e anijes SS.Virginian. 1900 ishte një jetim qe e kishin braktisur në anije dhe nuk kishte zbritur kurrë prej saj. Muzika është një nga më të spikaturat që mund të dëgjohen në një film pasi është kolonë zanore e kompozuar nga Ennio Morricone. Muzika është mjeti shprehës i personazhit kryesor, ka momente te shumta që dialogu thjesht ndërpritet dhe të gjithë peshën emocionale të skenave e kanë kolona zanore dhe pamjet filmike.

Edhe pse është bërë në vitin 1998, dalja në vazhdim e filmit është e para e saj në Kinë. Audienca do të shohë një version të rikthyer 4K të filmit.

Në rrjetet sociale, fansat e filmave kinezë janë shprehur të emocionuar dhe janë në pritje të filmit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore