Tenis, Federeri fiton për herë të 10-të "Swiss Indoors"

2019-10-28 16:30:56 CRI Komenti juaj Printoni

 

Roger Federeri ka fituar turneun e zhvilluar në vendlindjen e vet "Swiss Indoors" për herë të 10-të, duke mposhtur Alex de Minuarin 2-0 (6-2, 6-2).

"Loja mbaroi shpejt, por ishte shumë e bukur. Mendoj se kam luajtur një ndeshje të shkëlqyer. Fillimi ishte i vështirë. Në pesë gejmët e parë patëm disa shkëmbime topi shumë të bukura. Unë u mbrojta mirë, bëra shumë pak gabime e pata gjuajtje të mira kur duhej. Mendoj se Alex-i bëri gjithashtu një turne të shkëlqyer. Dhe mendoj se ne të dy mund të jemi shumë të lumtur, por është kënaqësi për mua që fitoj për herë të dhjetë këtu në vendlindjen time, në Bazel," tha Federeri.

Fitorja i dha gjithashtu Federer-it titullin e 103-të individual në karrierën e vet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore