Futboll: Kina shkatërron Guamin 7-0 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës

2019-10-11 09:52:25 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina arriti një fitore të thellë 7-0 me Guamin të enjten në Wuhan, në ndeshjen e parë brenda fushës së vet në fazën kualifikuese për Kupën e Botës.

Kina u ngjit kështu në krye të Grupit A pas dy fitoreve radhazi.

Ekipi kinez shënoi gjashtë gola në pjesën e parë falë trios së sulmit Wu Lei, Yang Xu dhe Ai Kesen.

Yang shënoi katër gola vetëm në pjesën e parë.

Wu Lei thotë se kjo fitore e ka rritur besimin e ekipit:

"Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ne fituam. Përpara ndeshjes lexova disa lajme të mediave që parashikonin se mund të shënonim shumë gola, por si ekip kishim si objektiv vetëm fitoren. Duhet të kemi besim që mund të kualifikohemi me sa më shumë pikë, në vend që të mbështemi te golavarazhi. Sa për mua, besimi im është rritur shumë duke luajtur në Evropë. Ritmi i lojës atje është më i shpejtë. Trajnimi intensiv atje gjithashtu më ndihmoi."

 

Lippi futi disa zëvendësues në lojë pas vulosjes së fitores, duke përfshirë lojtarin e natyralizuar Li Ke.

Ndeshjen tjetër Kina do ta luajë me Filipinet të martën.

Në të njëjtin grup, Siria me 10 veta mposhti Maldivet 2-1, duke arritur edhe ajo fitoren e dytë rresht.

Mrekulli
Lajmet Kryesore