Kampionati Botëror i Atletikës, Kina arrin rezultatin më të mirë në mbi 20 vjet

2019-10-08 17:14:53 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina fitoi nëntë medalje në Kampionatin Botëror të Atletikës që u mbyll të dielën në Dohë të Katarit.

Atletët kinezë morën tre medalje të arta, tre argjendi dhe tre bronzi, duke shënuar paraqitjen më të mirë të Kinës në 26 vjet në këtë veprimtari.

Ndër rezultatet më interesante ishte fitorja e arit në ecjen sportive 50 kilometra për femra nga Liang Rui.

Nga ana e tij, Xie Zhenye u bë i pari sprinter kinez që arrin në finale në garën e vrapimit 200 metra për meshkuj, ku ai përfundoi në vendin e shtatë.

ShBA-ja mori 29 medalje, 14 të arta, 11 argjendi dhe katër bronzi.

Edicioni tjetër i Kampionatit Botëror të Atletikës do të mbahet në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore