Botërori i Peshëngritjes 2019, Shqipëria përfaqësohet me 4 sportistë

2019-09-20 09:42:09 CRI Komenti juaj Printoni

Ka nisur në Tajlandë Botërori i Peshëngritjes, ku Shqipëria përfaqësohet me 4 peshëngritës të cilët garojnë në 3 kategori të ndryshme, Briken Çalja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj.

I pari që do të ngjitet në pedanë është Briken Çalja, i cili është edhe kampion i Europës në fuqi. Çalja do të garojë në kategorinë 73 kilogramë, ditën e shtunë, në orën 15:25 me orën tonë lokale.

Ndërkohë Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli do të garojnë të dielën në orën 09:25 me orën tonë, në kategorinë 81 kilogramë. I fundit që do të përfaqësojë vendin tonë do të jetë Krenar Shoraj, i cili garon ditën e hënë.

Aktualisht ka përfunduar gara në kategoritë 55 dhe 61 kilogramë për meshkuj dhe 45 dhe 49 kilogramë për femra. Në krye të renditjes në listën e medaljeve është Kina, peshëngritësit e së cilës kanë siguruar deri më tani dy medalje ari dhe një argjendi. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore