Kina mund Maldivet 5-0 në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në futboll

2019-09-11 10:47:53 CRI Komenti juaj Printoni

Kombëtarja kineze e futbollit e nisi me fitore fazën kualifikuese të Kupës së Botës, duke mposhtur Maldivet 5-0.

Lojtari i natyralizuar Elkeson bëri debutimin e tij për ekipin kinez dhe shënoi dy golat e fundit të ndeshjes.

30-vjeçari bëhet kështu lojtari i parë me origjinë jokineze që bën gol për kombëtaren e Kinës.

Edhe sulmuesi i "Espanyol"-it Wu Lei shënoi për Kinën, e cila udhëheq Grupin A falë golavarazhit.

Gjithashtu në grup janë Siria, Guami dhe Filipinet.

Kina do të luajë me Guamin më 10 tetor, në përpjekje për t'u kualifikuar për herë të parë në një kupë bote në futboll që nga paraqitja e saj e vetme në vitin 2002.

Edhe skuadrat më të mira të Azisë arritën fitore në ndeshjet e tyre të hapjes.

Japonia mposhti Mianmarin 2-0, e po me këtë rezultat Koreja e Jugut fitoi në Turkmenistan, kurse Australia triumfoi 3-0 në Kuvajt.

Vetëm skuadrat e para në tetë grupet dhe katër skuadrat më të mira të vendit të dytë do të përparojnë në fazën tjetër.

Mrekulli
Lajmet Kryesore