Kanotazh: Kina fiton tre medalje ari në kampionatin botëror, siguron dy vende në olimpiadë

2019-09-02 14:17:56 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipi kinez i kanotazhit fitoi tre medalje ari në kampionatin botëror, duke siguruar edhe dy vende të tjera në olimpiadën e ardhshme.

Liu Zhiyu dhe Zhang Liang mbizotëruan garën me dy rrema për meshkuj, duke përfunduar të parët.

Në të njëjtën garë për femra, Wang Yuwei dhe Lu Shiyu përfunduan në vendin e katërt, duke siguruar një vend në Lojërat Olimpike të Tokios, ndërsa Jiang Yan u kualifikua për në këtë olimpiadë në garën me një rrem.

Në Kampionatin Botëror të Kanotazhit që përfundoi të dielën, Zelanda e Re kryesoi tabelën e medaljeve me katër ari dhe dy argjendi, e ndjekur nga Italia.

Kina u rendit e treta me tre medalje ari dhe një të argjendtë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore