Ashley Cole lë futbollin

2019-08-19 11:08:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar të Anglisë, Ashley Cole, ka njoftuar se do të lërë futbollin.

38-vjeçarit i mbaroi kontrata me "Derby County"-n në fund të sezonit të kaluar.

Ai thotë se po shqyrton mundësinë për të marrë detyrën e trajnerit.

Cole luajti në pjesën më të madhe të karrierës së tij në klube për "Arsenalin", me të cilin e fitoi "Premier Ligën" dy herë.

Ai është futbollisti që ka fituar më shumë trofe në historinë e Kupës FA të Anglisë, gjithsej shtatë të tilla. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore