"Interi" i huan Perishiçin "Bajernit"

2019-08-14 14:26:33 CRI Komenti juaj Printoni

Kampioni i Gjermanisë "Bajern" i Mynihut ka firmosur një kontratë me Ivan Perishiçin.

Pas katër vjetësh me "Interin", kroati rikthehet në Bundesligë me huazim.

30-vjeçari, i cili më parë ka luajtur me "Borusian" e Dortmundit dhe "Volfsburgun", mund të bëhet një lojtar i përhershëm i "Bajernit" verën e ardhshme.

Ai gjithashtu e ndihmoi kombëtaren e vendit të vet të arrijë në finalen e Kupës së Botës 2018, ku Kroacia u mund nga Franca.

"Bajerni" humbi këtë verë dy lojtarët e krahëve, Frank Riberi dhe Ajean Roben, pas njoftimit prej tyre të lënies së futbollit. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore