"Manchester United" shkatërron "Chelsea"-n 4-0 në ndeshjen hapëse të "Premier Ligës"

2019-08-12 17:10:15 CRI Komenti juaj Printoni

Në "Premier Ligën" angleze, "Manchester United" shënoi fitoren e vet më të madhe brenda fushës së vet kundër "Chelsea" në pesëdhjetë vjet, pasi i shkatërroi "blutë" e Londrës 4-0 në ndeshjen e hapjes së sezonit.

Marcus Rashford shënoi dy herë dhe zëvendësuesi Daniel James vulosi rezultatin me një gol në debutimin e tij te "United".

"Chelsea" luajti më mirë në pjesën e parë të ndeshjes, por prapë pësoi humbjen e vet më të rëndë në një ndeshje hapëse të sezonit.

Trajneri Frank Lampard tha se është ende optimist për ekipin, pavarësisht fillimit të tij të mjerueshëm të punës si menaxher në "Premier Ligë".

Ekipi tjetër londinez, "Arsenali" mundi "Newcastle"-n 1-0 me golin e vetëm të Pierre-Emerick Aubameyang-ut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore