Lukaku i "Manchester United" nënshkruan kontratë me "Interin"

2019-08-09 16:54:57 CRI Komenti juaj Printoni

"Interi" i Milanit ka nënshkruar kontratë me sulmuesin belg Romelu Lukaku të "Manchester United"-it për një shifër rekord për klubin italian të futbollit prej gati 90 milionë dollarësh.

Kontrata e Lukakut me ekipin italian është pesëvjeçare.

26-vjeçari shënoi 42 gola në dy sezonet e kaluara për "United".

Kjo është kontrata e tretë më e shtrenjtë nga një klub i "Serie A", pas atyre të Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuainit me "Juventusin".

Në "Premier League" edhe Arsenali bëri një veprim për të forcuar mbrojtjen.

Klubi londinez nënshkroi një kontratë prej 9.7 milion dollarësh me qendërmbrojtësin brazilian David Luiz nga ekipi rival i kryeqytetit "Chelsea".

"Chelsea" e ka të ndaluar të nënshkruajë kontrata me lojtarë deri vitin tjetër, pas një hetimi për nënshkrimin prej klubit të kontratave me lojtarë të huaj nën 18 vjeç.

Ndërsa kapiteni Gary Cahill do t'i bashkohet "Crystal Palace", "Chelsea" pritet të ketë një mbrojtje më të dobët.

Mrekulli
Lajmet Kryesore