Çiklizmi në zi, 22-vjeçari Bjorg Lambrecht vdes pas rrëzimit në Turin e Polonisë

2019-08-06 16:46:08 CRI Komenti juaj Printoni

Çiklisti belg Bjorg Lambrecht ka vdekur pas rrëzimit gjatë Turit të Polonisë.

Ai ishte 22 vjeç.

Ekipi i tij njoftoi të hënën se Lambrecht-i u rrëzua gjatë etapës së tretë dhe u dërgua në spital, ku u nda nga jeta.

"Lotto Soudal" nuk dha detaje të tjera, por policia polake thotë se çiklisti i ri goditi kokën në aksident:

"Një çiklist 22-vjeçar, një shtetas belg, për arsye të pashpjegueshme humbi kontrollin e biçikletës dhe ra në një hendek në rrugë, ku goditi me kokë një drenë betoni. Një autoambulancë mbërriti shumë shpejt dhe ekuipazhi i saj e risolli në vete. Pastaj, i shoqëruar nga një makinë policie, i dëmtuari u transportua me ambulancë në spitalin në Rybnik. Atje, për fat të keq, ai vdiq".

Lambrecht-i ishte duke garuar në sezonin e tij të dytë në nivelin e lartë të çiklizmit profesionist dhe vlerësohej si një nga çiklistët më premtues të Belgjikës.

Ai doli i dyti në Kampionatin Botëror për moshat nën 23 vjeç vitin e kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore