FIFA publikon kandidatët për lojtarët e trajnerët më të mirë të vitit

2019-08-01 10:56:46 CRI Komenti juaj Printoni

FIFA ka publikuar kandidatët për lojtarët e trajnerët më të mirë të këtij viti.

Në listë përfshihen 3 lojtarët e Liverpulit, fituesit të Ligës së Kampionëve 2019, Virgil van Dijk, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, po ashtu Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Kylian Mbape dhe Eden Hazard. Ndërsa Neymar dhe fituesi i vitit të kaluar Luka Modric janë lënë jashtë.

Fitueset e Kupës së Botës për femrat 2019, Julie Ertz, Alex Morgan dhe Megan Rapinoe janë emëruar si kandidatët për lojëtaren më të mirë të FIFA-s.

Trajnerët nga Liga e Parë Jurgen Klop, Pep Guardiola dhe Mauricio Pochetino janë propozuar për çmimin e trajnerit më të mirë.

Trajnerja kryesore e skuadrës së SHBA-së Jill Ellis dhe trajneri i Britanisë Phil Neville do të konkurrojnë për çmimin për trajnerin më të mirë të skuadrës së futbollit për femra.

Fituesit do të publikohen më 23 shtator pas votimit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore