FINA, Kina renditet e para në tabelën e medaljeve

2019-07-29 10:57:44 CRI Komenti juaj Printoni

Në ditën e fundit të kampionatit botëror të notit, notarja kineze Ye Shiwen fitoi një medalje të argjendtë në garën 400 metra për femra me stil të përzier.

Ye arriti finishin 2 sekonda përpara rekordmbajtëses hungareze Katinka Hosszu.

2 herë kampione olimpike ka fituar medalje të argjendtë edhe në garën 200 metra me stil të përzierë.

Krahas Ye, edhe Xu Jiayu zuri vendin e 6-të në garën 50 metra për meshkuj me stilin shpinë.

SHBA-ja fitoi 3 medalje të arta, duke përfshirë garat 4x100 metra me stafet për meshkuj dhe femra.

Ekipi kinez renditet i pari në tabelën e medaljeve me 16 ari, 11 argjendi dhe 3 bronxi.

SHBA-ja renditet në vendin e dytë, ndërsa Rusia në të tretin. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore