FINA, ekipi kinez i 4-ti në stafetën 200 metra për femra

2019-07-26 17:09:58 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kampionati Botëror i Federatës Botërore të Notit (FINA) po vijon në Gwangju të Koresë së Jugut. Në stafetën 4 herë 200 metra për femra, notaret kineze Wang Jianjiahe, Yang Junxuan, Li Bingjie dhe Zhang Yuhan morën pjesë në finale. Ato përfunduar garën në kohën 7 minuta e 46.22 sekonda, duke u renditur në vendin e 4-t. Ekipi i Australisë mori medaljen e artë në kohën 7 minuta dhe 41.50 sekonda, duke thyer rekordin e vendosur nga epiki kinez në FINA në vitin 2009 në Romë.

Notaret kineze shprehën keqardhje për rezultatin përfundimtar të garës. Por me fitoren në vendin e 4-t ato kualifikohen për pjesëmarrje në lojërat olimpike të Tokios vitin e ardhshëm. Ato shprehën shpresë se do të kenë një performancë më të mirë në Olimpiadën e radhës.

Deri tani, ekipi kinez radhitet në vendin e parë në tabelën e medaljeve, me 16 medalje ari, 10 argjendi dhe 3 bronzi. Rusia renditet në vendin e dytë me 9 medalje ari, 8 argjendi dhe 4 bronzi, ndërsa Australia në vendin e tretë me 6 medalje ari, 4 të argjendi dhe 4 bronzi.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore