FINA, kinezi Sun Yang me një tjetër medalje ari

2019-07-24 17:07:56 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në Kampionatin Botëror të Federatës Botërore të Notit (FINA) që po zhvillohet në Gwangju të Koresë së Jugut, notari i famshëm kinez Sun Yang që ka fituar tri herë titullin e kampionit në lojërat olimpike, mori medaljen e artë në not të stilit të lirë 200 metra për meshkuj.

27-vjeçari përfundoi ndeshjen për 1 minutë e 45 sekonda në finalen për medaljen e tij të dytë të artë.

Dana Rapsys nga Lituania u shkualifikua për një nisje të rreme.

Tani, notari kinez Sun renditet në vendin e dytë për 11 medaljet individuale të arit në botë.

Në garën e 100 metrave me shpinë për meshkuj, Xu Jiayu ka fituar një medalje të artë.

Ai përfundoi garën me 52.4 sekonda, i ndjekur nga notari rus Evgeny Rylov dhe australiani Mitchel Larkin. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore