FINA, Ye Shiwen dhe Yan Zibei i shtojnë medalje Kinës

2019-07-23 14:13:42 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kampionatin Botëror të Federatës Botërore të Notit (FINA) që po zhvillohet në Gwangju të Koresë së Jugut, kampionia olimpike e Kinës Ye Shiwen ka fituar një medalje të argjendtë në garën e notit 200 metra për femra.

Ajo e përfundoi ndeshjen në kohën 2 minuta e 8.6 sekonda në finale.

Katinka Hosszu nga Hungaria mori medaljen e artë, që është hera e saj e 4-t me radhë në këtë ngjarje.

Në notin 100 metra për meshkuj në stil bretkose, notari kinez Yan Zibei fitoi medalje bronzi me një rekord të ri aziatik.

Yan shpenzoi 58.63 sekonda në finale, duke thyer rekordin aziatik 58.67 sekonda që u vendos në gjysmëfinalet e së dielës.

Notari i famshëm kinez Sun Yang kaloi në finalen si i dyti në not të stilit të lirë 200 metra për meshkuj, pasi shënoi rekord për titullin e 4-t botëror në 400 metra të stilit të lirë.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore