Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve, Arsenali mposht Bajern 2-1

2019-07-19 17:22:40 CRI Komenti juaj Printoni

Arsenali mposhti Bajernin në rezultatin 2-1 në Los Anxhelos në ndeshjen e 2-të të Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve.

Në minutën e 49-të, Arsenal doli në avantazh me autogolin nga Louis Poznansk i Bajernit, ndërsa Robert Lewandowski i cili hyri në fushë në pjesën e dytë të lojës solli barazimin me një goditje me kokë.

Ishte Eddie Nketiah ai që solli golin e fitores për Arsenalin në minutën e 88-të.

Arsenali do të ndeshet me Fiorentinën në Charlotte dhe Bajerni me Realin e Madridit në Houston.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen të shtunën.

Ndërkohë, Chelsea po përgatitet në Japoni në prag të ndeshjes së J.League World Challenge kundër Kawasaki Frontale.

Kawasaki Frontale është dy herë kampion në J.League.

J.League ka organizuar eventin si një lojë miqësore mes klubeve J1 dhe ekipeve të mëdha nga jashtë vendit për të krijuar më shumë shance për ekipet vendëse që të marrin përvojë ndërkombëtare.

Kawasaki është katër pikë mbrapa FC Tokyo, ndërkohë që përpiqet të fitojë titullin e tretë radhazi të kampionit. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore