Gwangju, ekipi kinez merr medaljen e 10-të të artë

2019-07-18 10:48:53 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në Kampionatin Botëror të Federatës Botërore të Notit (FINA) që po zhvillohet në Gwangju të Koresë së Jugut, notarja kineze Chen Yuxi fitoi medaljen e 10-të të artë për ekipin kinez në hedhjen e 10-metërshit nga trampolina për femra.

Shoqja e saj e ekipit Lu Wei u rendit në vendin e dytë dhe Delaney Schnell nga ShBA-ja mori medalje bronzi.

Kina renditet në vendin e parë në tabelën e medaljeve.

Ekipi rus u rendit në vendin e dytë pas Kinës, pasi notarja Svetlana Romashina i shtoi një medalje të artë me performancën e saj solo stil të lirë. Në ndeshjen e gjysmëfinaleve të hedhjes 3-metërshe të sinkronizuar nga trampolina për meshkuj, zhytësit kinezë Xie Sizi dhe Cao Yuan zunë dy vendet e para, duke kaluar në finale.

Ata janë gjithashtu fitues në hedhjen e sinkronizuar nga trampolina për meshkuj për nivelin e 3 metrave. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore