Gwangju, dyshja e notarëve kinezë fiton medaljen e artë

2019-07-17 10:58:36 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kampionatin Botëror të Federatës Botërore të Notit (FINA) që po zhvillohet në Gwangju të Koresë së Jugut, sportistja Lin Shan dhe partneri i saj Yang Jian fituan të martën medaljen e artë për hedhje nga trampolina.

Kjo është hera e parë që notarët kinezë fitojnë këtë titull pas nisjes së këtij sporti në vitin 2015 në ngjarjen e Kazanit. Në kampionatin e 2015-s, rezultati më i lartë i notarëve kinezë në këtë disiplinë ishte vendi i tretë në që u fitua nga Chen Ruolin dhe Xie Siyi.

Fitorja e kësaj here shënon edhe medaljen e nëntë të artë të ekipit kinez, duke mbrojtur vendin e parë në listën e medaljeve të arta në këtë kampinatë.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore