Aaron Ramsey transferohet tek Juventusi

2019-07-16 11:20:51 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën, Aaron Ramsey, uellsiani që u transferua tek bardhezinjtë tha se "të luash me Juventusin është një ëndërr e madhe".

Mesfushori nga Uellsi shprehet shumë i emocionuar dhe optimist.

"Kur mësova se Juventusi ishte i interesuar, ju e dini, nuk mund ta refuzoja. Ky është një klub i madh, një nga klubet më të mëdha në botë. Ardhja këtu dhe luajtja për të është një ëndërr dhe pjesëmarrja në ndeshje të nivelit më të lartë është edhe një sfidë për mua. Këtu do të provoj mënyrën e ndryshme të jetës dhe kulturë të ndryshme. Shpresoj se gjithçka do të shkojë mbarë."

Para transferimit tek gjiganti italian, Ramsey ka luajtur për Arsenalin. Pasi mori pjesë në 11 sezonet e ndeshjeve për ekipin në Londër, kontrata e tij përfundoi në shkurt.

28-vjeçari Aaron Ramsey është uellsani i tretë që transferohet tek Juventusi, pas John Charles-it e Ian Rush-it.

Ramsey shprehu gjithashtu shpresën se trajneri i ri i Juventusit Mauricio Sarri do t'i sjellë atij sukses dhe stil si në kohën kur ishte tek Chelsea. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore