Çiklizëm-Tour de France, Peter Sagan fiton fazën e pestë të kampionatit

2019-07-11 16:59:02 CRI Komenti juaj Printoni

Çiklisti sllovak Peter Sagan siguroi fitoren e tij të parë për këtë vit në Turin e Francës, duke triumfuar në fazën e pestë.

Tre herë kampion bote, Sagan doli nga një sprint në një shteg kodrinor.

Kjo është fitorja e tij e 12-të në Turin e Francës.

Ai fitoi gjithashtu më shumë vende në kategorinë e pikëve, që tani kryesohet nga australiani Michel Mattew me 47 pikë.

Çiklisti francez Julian Alaphilippe veshi fanellën e verdhë duke i prirë renditjes së përgjithshme të garës. Ai e përfundoi garën pa u rrëzuar së bashku me konkurrentët e tjerë, përfshi kampinonin Geraint Thomas. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore