Benitezi emërohet trajner i ekipit kinez "Yifang" të Dalian-it

2019-07-03 17:25:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-trajneri i "Newcastle" Rafa Benitez është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Superligës kineze "Yifang" të Dalian-it.

Spanjolli, i cili ka drejtuar edhe ekipet "Liverpool", "Chelsea" dhe "Inter" i Milanos, thotë se ai nuk ka ardhur vetëm për të fituar ndeshje, por edhe për të lënë një trashëgimi në Dalian:

"Kjo është një sfidë që erdhi tek unë në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Unë kam marrë oferta në të kaluarën nga ekipet në Kinë, por ato nuk ishin në kohën e duhur. Tani mund të shihni që ishte një projekt. Mund të shihni një projekt masiv këtu që mund të rritet dhe mund të zhvillohet. Prandaj mendoj se është një mundësi për të lënë diçka për Dalianin dhe do të ishte e rëndësishme për përmirësimin e lojtarëve të rinj në akademi. Ne kemi një metodologji që do ta ndihmojë ekipin, do t'i ndihmojë këta lojtarë të përparojnë dhe të përmirësohen".

Raportet thonë se Benitezi ka nënshkruar një kontratë me vlerë 15 milionë dollarë në vit për të menaxhuar klubin CSL.

Mrekulli
Lajmet Kryesore