Kupa e Botës për femra në futboll, ShBA-ja kundër Anglisë në gjysmëfinale

2019-07-02 17:03:34 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kupën e Botës për femra në futboll, kampionet në fuqi të Shteteve të Bashkuara ndeshen sot në mbrëmje me Anglinë në gjysmëfinalen e parë.

Skuadra amerikane, e cila renditet e para në botë, nuk ka humbur kurrë një gjysmëfinale në Kupën e Botës dhe kërkon të arrijë për të tretën herë radhas në finale.

Shtetet e Bashkuara dhe Anglia janë takuar vetëm një herë më parë në Kupën e Botës, në çerekfinalet e vitit 2007, që përfundoi me fitoren 3-0 për ShBA-në.

Sivjet të dy ekipet kanë arritur një barazim 2-2 në një ndeshje miqësore.

Në përballjen tjetër gjysmëfinale Suedia do të luajë me Holandën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore