Xhokoviçi dëshiron të mbrojë titullin në "Wimbledon"

2019-07-01 17:49:57 CRI Komenti juaj Printoni

 

Tenisti Novak Xhokoviçi është duke bërë përgatitje për turneun e "Wimbledon"-it të këtij viti.

Numri një do të konkurrojë për fitoren e 16-të në një turne të madh në karrierën e vet.

Xhokoviçi thotë se ai ende e vlerëson fitimin e "Grand Slam"-eve:

"Një 'Grand Slam' patjetër mund të ndryshojë karrierën e dikujt në disa javë. Prandaj, edhe pse kam fituar 15 të tilla, ende i vlerësoj këto turne shumë dhe e kuptoj rëndësinë që kanë, rëndësinë e fitimit të tyre në karrierën time, në besimin tim dhe në të ardhmen time."

Serbi fitoi papritur vitin e kaluar, por është pretendent për të mbajtur titullin, pavarësisht pranisë së Roger Federer-it dhe Rafael Nadalit.

Ndërkohë, numri dy Roger Federer thotë se Nadali, Xhokoviçi dhe ai vetë e kanë nxitur njëri-tjetrin të ngrihen në lartësi më të mëdha në një epokë kampionësh.

Mrekulli
Lajmet Kryesore