Anglia mposht Norvegjinë, kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në futboll për femra

2019-06-28 17:17:38 CRI Komenti juaj Printoni

Anglia ka arritur për të dytën herë radhas në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në futboll për femra.

Skuadra angleze mundi Norvegjinë 3-0 në çerekfinalen e parë të turneut.

Anglia tani do të përballet me Francën ose Shtetet e Bashkuara në gjysmëfinale të martën në Lion.

Mikpritëset e turneut dhe kampionet në fuqi do të takohen sot në mbrëmje.

Ekipi amerikan është duke u përgatitur për ndeshjen e sotme, ndërsa ka pasur një debat ndërmjet kapitenes Megan Rapinoe me presidentin e ShBA-së Donald Trump.

Trump-i e ka kritikuar Rapinoe-n në "Twitter", pasi 33-vjeçarja njoftoi se nuk do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë nëse ShBA ngre Kupën e Botës.

Trajnerja e ekipit amerikan, Jill Ellis thotë se zhurma nga jashtë fushës nuk ndikon në atmosferën në dhomat e zhveshjes:

"Unë mendoj se ky ekip ka një fokus të jashtëzakonshëm. Ne të gjithë e mbështesim Meganin. Ajo e di këtë. Ne e mbështesim njëra-tjetrën. Për lojtaret tona ka vetëm një qëllim, një mision, ai për të cilin jemi këtu. Sa për komentet (...) unë nuk jam me to gjatë gjithë kohës, kështu që nuk e di se çfarë postohet ose thuhet, por në fund të fundit, në fushën e stërvitjes, në dhomat e grumbullimit, fokusimi ka qenë fenomenal dhe ne jemi vërtet të entuziazmuara."

Ekipi amerikan ka humbur vetëm një herë këtë vit, pikërisht në një ndeshje miqësore me Francën, 3-1 në janar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore