Futboll: Kupa e Botës e femrave, Italia eliminon Kinën

2019-06-26 17:10:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kupën e Botës të femrave në futboll, Kina është eliminuar nga turneu, duke u mundur nga Italia 2-0 në 1/16-at.

Italia shënoi nga një gol në secilën pjesë nëpërmjet Valentina Giacinti-t dhe Aurora Galli-t.

Skuadra kineze bëri një lojë sulmuese, por nuk ishte në gjendje të thyente mbrojtjen italiane.

Lojtarja e "Paris Saint-German" Wang Shuang, që nuk arriti të përfitojë nga një rast në minutat e para, e pranoi se italianet kishin ekip më të mirë:

"Mendoj se luajtëm mirë në fazën e grupeve. Treguam frymën tonë luftarake dhe një formë të mirë. Por në fazën eliminatore ne nuk arritëm të luanim në mënyrë më agresive. Lojtaret italiane rrezikuan më shumë, dhe morën frytet nga ndeshja. Ato shfrytëzuan taktikat e tyre dhe aftësitë individuale të disa prej lojtareve. Por ne ishin shumë nervoze dhe e humbëm besimin te loja", tha ajo.

Është hera e parë që ekipi i Kinës nuk arrin të kualifikohet në çerekfinale në Kupën e Botës të femrave.

Në ndeshjen e dytë, Holanda mundi Japoninë 2-1.

Lieke Martens shënoi dy herë, duke përfshirë një 11-metërsh në minutat e fundit.

Humbja e Japonisë do të thotë se të gjitha ekipet aziatike janë eliminuar nga turneu.

Holanda do të luajë me Italinë të shtunën për një vend në gjysmëfinale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore