Superliga Kineze, e gjashta për pagat e futbollistëve në botë

2019-06-25 21:15:03 CRI Komenti juaj Printoni

Superliga Kineze është tani liga e gjashtë e futbollit që paguan më shumë në botë.

"Raporti i sondazhit global të pagave të sporteve" i publikuar nga uebsajti britanik "Sporting Intelligence" tregon se klubet e Superligës Kineze paguan rroga mesatare vjetore prej 1.05 milionë dollarësh amerikanë vitin e kaluar, duke u renditur vetëm pas pesë ligave kryesore evropiane - Premier Ligës, La Ligës, Serie A, Bundesligës dhe Ligës 1.

"Evergrande" i Guangzhou-t, SIPG i Shangait dhe "China Fortune" i Hebei-t paguajnë më shumë se dy milionë dollarë në vit për lojtarët e tyre.

I njëjti studim tregon gjithashtu se klubet kineze kanë një rrugë të gjatë për të konkurruar me fuqitë europiane kur bëhet fjalë për pagat.

Klubet që paguajnë më shumë janë "Barcelona" dhe "Real" Madridi. "Barca" ka paguar mesatarisht 13.8 milionë euro për lojtarët e tij në sezonin e kaluar, ndërsa "Real" Madridi mesatarisht 10.7 milionë.

Përtej futbollit, edhe lojtarët e basketbollit në Shtetet e Bashkuara janë mjaft të paguar.

Gjashtë ekipe nga NBA-ja zënë vend në dhjetëshen e parë në listën e pagave. "Oklahoma City Thunder" është e treta në renditjen e përgjithshme, duke shpenzuar mesatarisht 10.3 milionë dollarë për lojtarët e vet vitin e kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore