Futboll: Kupa e Botës e femrave, Franca e Anglia dalin në çerekfinale

2019-06-24 20:06:41 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kupën e Botës të femrave në futboll, Franca mposhti Brazilin 2-1 në kohën shtesë për të arritur në çerekfinale.

Kapitenia Amandine Henry shënoi golin e fitores për Francën në minutën e 109-të nga një goditje e lirë.

Franca do të takohet në çerekfinale me fituesen e ndeshjes midis kampionës në fuqi, ShBA-së, dhe Spanjës.

Në ndeshjen tjetër, Anglia pati një fitore të lehtë 3-0 me Kamerunin në një lojë plot skena dramatike.

Lojtaret e Kamerunit shfaqën shenja nervozizmi gjatë ndeshjes, pas dy vendimeve të rishikimit të videove kundër tyre.

Ata e vonuan lojën dy herë për të protestuar për vendimet, njëri nga të cilit i dha golin e dytë Anglisë dhe tjetri i mohoi Kamerunit një gol për pozicion jashtë loje.

Anglia do të përballet me Norvegjinë për një vend në gjysmëfinale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore