KON-i shpall planin për zhvillimin e ndeshjeve të boksit në Olimpiadën e Tokios pa AIBA-n

2019-06-20 11:12:03 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka propozuar zhvillimin e ndeshjeve të boksit në Olimpiadën e Tokios vitin e ardhshëm pa federatën ndërkombëtare të boksit AIBA.

Nëse do të miratohet, plani nuk do t'i lejojë AIBA-së të marrë 17.5 milionë dollarë të ardhura komerciale të parashikuara nga Lojërat Olimpike të Tokios, ndërsa kampionati botëror 2019 në Rusi nuk do të jetë rruga për kualifikimin në Olimpiadë.

Foto arkivi, ndeshja e boksit në Olimpiadën e Rios

Bordi i KON-it kishte sugjeruar që AIBA të përjashtohej pas hetimeve mbi financat, drejtimin dhe ndershmërië e gjykimit dhe arbitrimit në periudhat e Lojërave Olimpike.

Të mërkurën, KON-i bëri të ditura gjithashtu planet për pothuajse trefishimin e numrit të femrave boksiere pjesëmarrëse në olimpiadë, nga 36 në 100.

Ndërkohë, tetë kategoritë e peshave të meshkujve ulen në gjashtë, kurse të femrave shtohen me dy, duke arritur në pesë.

Vendimet duhet të ratifikohen nga një mbledhje të KON-it në Lozanë javën e ardhshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore