Arrestohet Platini për korrupsion në zgjedhjen e vendit organizator të Kupës së Botës 2020

2019-06-19 11:18:01 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar i drejtësisë thotë se ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini është arrestuar për dhënien e së drejtës së organizimit të Kupës së Botës 2022.

63-vjeçari u çua në paraburgim në Paris dhe po hetohet për korrupsion lidhur me vendimin për ta bërë Katarin vendin organizator të Kupës së Botës së ardhshme.

Platini ishte kreu i organit drejtues të futbollit evropian derisa u hoq në vitin 2015 për shkelje të etikës.

Ish-mesfushori i kombëtares franceze dhe tre herë fituesi i "Topit të Artë" gjithmonë i ka mohuar akuzat.

Katari mundi kandidaturat nga ShBA-ja, Australia, Koreja e Jugut dhe Japonia në vitin 2010.

Mrekulli
Lajmet Kryesore