Messi zëvendëson Mayweather-in si sportisti më i paguar

2019-06-13 17:47:13 CRI Komenti juaj Printoni

"Forbes"-i e ka renditur Lionel Messin si sportistin më të paguar në botë. Superylli argjentinas ka fituar 127 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit.

Në renditjen e revistës amerikane, Cristiano Ronaldo është i dyti me 109 milionë dollarë, ndërsa Neymar në vendin e tretë në 105 milionë.

Boksieri meksikan Canelo Alvarez dhe tenisti zviceran Roger Federer renditen parkatësisht në vendin e katërt e të pestin.

Basketbollistët e NBA-së kryesojnë për sa i përket numrit, me 35 prej tyre në listën e 100 më të paguarve. LeBron James u rendit i teti në listë.

Serena Williams është femra e vetme në këtë listë, duke fituar mbi 29 milionë dollarë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore