"Euro 2020", Shqipëria mund Moldavinë 2-0

2019-06-12 17:44:07 CRI Komenti juaj Printoni

Në ndeshjet kualifikuese të kampionatit europian të futbollit "Euro 2020", Shqipëria arriti fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Edy Reja, duke mposhtur në "Elbasan Arena" Moldavinë 2-0. "Kuqezinjtë" ndodhen në vendin e katërt të Grupit H, me gjashtë pikë.

Po për Grupin H, Franca arriti një fitore të lehtë 4-0 në Andorrë, duke u ngjitur në krye të klasifikimit. Kampionët e botës kaluan Turqinë, që humbi 2-1 në Islandë.

Gjermania shkatërroi 8-0 Estoninë, duke vazhduar trysninë mbi Irlandën e Veriut në Grupin C.

Gjermanët i kanë fituar të tre ndeshjet kualifikuese, por mbeten tre pikë prapa Irlandës së Veriut, që mundi Bjellorusinë 1-0, duke arritur katër fitore rresht.

Në Grupin I Belgjika vijoi fitoret, duke triumfuar 3-0 ndaj Skocisë.

Udhëheqësja e Grupit J, Italia përmbysi rezultatin, duke mundur Bosnjë-Hercegovinën 2-1 në Torino.

Ndeshjet kualifikuese për "Euro 2020" do të rifillojnë në shtator.

Mrekulli
Lajmet Kryesore