Futboll: Kupa e Botës për femra, Argjentina fiton pikën e parë

2019-06-11 17:12:15 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kupën e Botës për femra në futboll, Japonia e filloi luftën për të arritur finalen e tretë radhas me një barazim pa gola me Argjentinën.

Fitueset e vitit 2011 e dominuan ndeshjen në Paris dhe e zotëruan 72 për qind të kohës topin, por u mbajtën larg golit nga mbrojtja argjentinase.

Ekipi argjentinas fitoi pikën e vet të parë në një Kupë Bote.

Barazimi e ngjiti Anglinë në krye të Grupit D, pasi mundi Skocinë të dielën.

Në Grupin E, Kanadaja e nisi konkurrimin me një fitore 1-0 ndaj Kamerunit.

Në ndeshjet e kualifikimit për në "Euro 2020" për meshkuj, Spanja mundi Suedinë 3-0, duke mbetur e para e grupit.

Spanja tani kryeson grupin me pesë pikë më shumë se Suedia e vendit të dytë.

Ishte fitorja e 5-të radhas e spanjollëve dhe ndeshja e tretë që trajneri i tyre Luis Enrique mungonte për arsye personale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore