Tenis, Federeri përballë Nadalit në "Roland Garros"

2019-06-05 09:39:46 CRI Komenti juaj Printoni

Roxher Federeri do të përballet në gjysmëfinalen e Turneut të Hapur në Francës në tenis me rivalin e vet të vjetër Rafael Nadal.

Federeri mposhti në çerekfinale bashkatdhetarin e vet zviceran Stan Wawrinka.

Ai e pranon se tani pret të arrijë më shumë në "Roland Garros" pas tre vjet mungese.

Pak para se Federeri të fitonte, Rafael Nadali kishte triumfuar 6-1, 6-1, 6-3 ndaj Kei Nishikorit në çerekfinale.

Nadali do të takohet me Federerin për herë të 39-të të premten, ndërsa i ka fituar të pesë takimet e tyre të mëparshme në këtë turne.

Për sa u përket femrave, Johanna Konta mundi Sloane Stephens-in, duke u bërë tenistja e parë britanike që nga viti 1983 që arrin në gjysmëfinale në "Roland Garros".

Ajo do të luajë me adoleshenten Marketa Vondrousova, e cila fitoi 7-6, 7-5 ndaj Petra Martiçit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore