Tenis: Xhokoviçi arrin në çerekfinalen e "Roland Garros"-it

2019-06-04 09:53:18 CRI Komenti juaj Printoni

Numri një i tenisit Novak Xhokoviç arriti për herë të dhjetë radhazi në turneun e tenisit "Roland Garros" pas një fitoreje 6-3, 6-2, 6-2 ndaj Jan-Lennard Struff-it.

Xhokoviçi, që nuk ka humbur asnjë set në "Roland Garros"-in e këtij viti, thotë se është i lumtur me paraqitjen e vet:

"Unë jam i kënaqur deri më tani me lojën time. Kam arritur në çerekfinale dhe pothuajse kam bërë lojën time më të mirë në fushë argjile që mendoj se mund të bëj në këtë moment. Jam shumë i kënaqur me çdo aspekt të lojës. Gjithçka është shumë e bukur. Unë jam i motivuar të luftoj për trofeun, prandaj edhe jam këtu. Por kam ende një rrugë të gjatë për të bërë."

Xhokoviçi do të përballet me vendin e pestë, Aleksander Zverev, i cili mundi Fabio Fognini-n në katër sete.

Numri shtatë Kei Nishikori i mbijetoi një beteje të dytë radhas me pesë sete, duke mposhtur Benoit Paire në 1/16-tat.

Ndërkohë, Karen Khachanov mundi Juan Martin del Potro-n në katër sete për të arritur çerekfinale të tij të parë të "Grand Slam"-it.

Ai do të përballet në çerekfinale me Dominic Thiem-in.

Për femrat, kampionia në fuqi Simona Halep u fut në çerekfinale pas fitores 6-1, 6-0 ndaj Iga Swiatek.

Madison Keys mundi Katerina Siniakova-n 3-0 dhe tani do të përballet në çerekfinale me Ashleigh Barty-n.

Mrekulli
Lajmet Kryesore