"Liverpuli", paradë me autobus nëpër qytet

2019-06-03 09:46:32 CRI Komenti juaj Printoni

Mijëra njerëz e mirëpritën "Liverpulin", pasi ekipi parakaloi me autobus me trofeun e Ligës së Kampioneve përmes qendrës së qytetit.

Lojtarët dhe stafi i "Liverpulit" ishin të hipur në një autobus të hapur ku shkruhej "Kampionë Europe".

Trajneri Juergen Klopp pranoi se qau kur pa "detin" e kuq në të gjithë qytetin:

"Është emocionale. (...) Isha i lumtur dhe qava pak, sepse isha shumë i mallëngjyer kur pashë atë që po bënin njerëzit kur kisha kontakt të drejtpërdrejtë me sy me ta dhe pashë se sa shumë do të thotë kjo për ta. Të jem i sinqertë, është prekëse. Është fantastike dhe falënderoj Perëndinë që moti ndryshoi për mirë, kështu që po kalojmë një kohë të mrekullueshme këtu. Është vërtet e veçantë dhe sinqerisht të gjitha përpjekjet ia kanë vlejtur".

Turma të mëdha të tifozëve të "Liverpulit" që mbanin bluzën e ekipit dhe flamuj mbushën rrugët, duke kënduar.

"Liverpuli" mundi "Totenhemin" 2-0 në finalen angleze në Madrid të shtunën, duke marrë titullin e gjashtë kampion Europe.

Është gjithashtu trofeu i parë i parë i Klopp-it, pasi tri finaleve në karrierën e tij si trajner.

Mrekulli
Lajmet Kryesore