"Chelsea" shkatërron "Arsenalin" dhe fiton Ligën e Europës

2019-05-30 17:29:30 CRI Komenti juaj Printoni

Eden Hazard shënoi dy gola dhe dha pasimin e një goli tjetër, duke e ndihmuar "Chelsea"-n të mposhtë "Arsenalin" 4-1 dhe të fitojë titullin e Ligës së Europës.

Pas ndeshjes, Hazard la të kuptohet se kjo do të ishte ndeshja e tij e fundit me "blutë".

Ka zëra se sulmuesi belg do të lëvizë te "Reali" i Madridit.

Trofeu me "Chelsea"-n është i pari i Maurizio Sarrit në karrierën e tij si trajner, ndërsa humbja e "Arsenalit" do të thotë se "topçinjtë" nuk do të luajnë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Vetëm rreth 5 000 tifozë nga të dy klubet londineze shkuan në Azerbajxhan për të ndjekur finalen, për shkak të shpenzimeve të larta të udhëtimit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore